Saturday, January 10, 2026
FAQJA E PARE BASKETBOLLNdoja: Vllaznia do tentojë fitoren sot ndaj Teutës

Ndoja: Vllaznia do tentojë fitoren sot ndaj Teutës

Pasditen e sotme ne pallatin e sportit “Ramazan Njala” te Durresit do te luhet ndeshja Teuta- Vllaznia ne basketboll per meshkuj. Skuadra shkodrane padyshim qe do te tentoje te marre fitoren ndonese ne pamje te pare duket paksa e veshtire. Megjithate njeri nga titullaret e ekipit, Gjon Ndoja eshte i bindur ne nje paraqitje te mire ne kete takim. “Vllaznia do te mundohet te beje nj paraqitje te mire dhe do te synoje fitoren pavaresisht se edhe Teuta ka nje ekip shume te mire dhe po shfaq shume ambicje kete sezon. Ne vertete kemi nje perberje vetem me shkodrane, por kjo nuk do na pengoje per te luajtur fort dhe per te marre fitoren ndaj te huajve te Teutes”- eshte shprehur ai.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments