Tjetër fitore për Vllaznia U19 e cila vazhdon të kryesojë me meritë renditjen e kampionatit. Pasditen e sotme ajo ka mundur me rezultatin 2-1 ekipin e Akademisë së Futbollit në ndeshjen e luajtur në Kamëz.

Protagonistë të këtij suksesi kanë qenë dyshja sulmuese e përbërë nga Akileu Ndreca dhe Eridon Qardaku. Gjithçka është vendosur në pjesën e dytë të ndeshjes pasi e para ka përfunduar në barazim 0-0.

Në minutën e 55-të ka qenë fillimisht Ndreca që ka shënuar golin e parë për shkodranët duke i kaluar në avantazh ata me golin e shënuar.

Ndërkohë në minutën e 89-të ka qenë Qardaku ai që ka dyfishuar shifrat. Kur u duk se ndeshja do të mbyllej me fitoren 2-0, ka ardhur goli i Ballgjinit për vendasit në minutën e 90-të por që nuk i mjaftoi për asgjë vendasve.

Me këtë fitore, Vllaznia U19 është ngjitur në kuotën e 59 pikëve duke qenë tashmë e shkëputur me 6 pikë nga Shkëndia e vendit të dytë që në fakt ka një ndeshje më pak të luajtur.
© shkodrasport.com