Veleçiku nuk ia ka dalë të fitojë edhe sot ndaj Ilirisë në takimin e luajtur në fushën “Reshit Rusi” ku gjithçka është mbyllur në barazim 0-0, pavarësisht rasteve të krijuara.

Koplikasit kanë ushtruar më shumë presion, kanë patur edhe raste por ndërkohë miqtë janë mbrojtur mirë sepse duket se kanë qenë të kënaqur edhe me barazimin.Nuk ka munguar edhe loja e fortë në momente të veçanta dhe për rrjedhojë nuk kanë munguar as kartonat nga ana e arbitrit.

Pavarësisht barazimit të arritur, Veleçiku është ngjitur në vendin e gjashtë të renditjes dhe duket në pozita disi komode sepse ka 20 pikë megjithatë gara pritet të jetë shumë e fortë deri në fund dhe mbase rezultati i sotëm mund ta penalizojë atë..

Koplikasit pas ndeshjes së sotme janë ngjitur në kuotën e 20 pikëve, në vendin e shtatë është Burreli me një pikë më pak, ndërsa Iliria ndodhet në vendin e tetë me 18 pikë. Sakaq, Shënkolli pas fitores me Burrelin sot është ngjitur në vendin e nëntë me 14 pikë duke lënë në të fundit Vorën me 12 pikë, por kjo ka një ndeshje më pak.
© shkodrasport.com