Kastrioti mori një fitore mjaft të vlefshme përballë Skënderbeut duke e bërë sefte në këtë kampionat. Pas ndeshjes, trajneri Ndreu u shpreh se i kishte studiuar mjaft mirë korçarët nga sfida me Vllazninë duke arritur tu gjejë pikat e dobëta.
”Isha i bindur që skuadra vjen nga ndeshje në ndeshje duke u rritur, pasi e kemi filluar me vonesë. Për sa i përket ndeshjes e kam studiuar mirë Skënderbeun pas ndeshjes me Vllazninë dhe mendova t’i bllokoj dy lojtarët e shpejtë në sulm.
Morëm masat dhe në harkun kohor të 0 minutave nuk patën asnjë rast. Kombinacionet ishin të qarta në pjesën e parë, ndërsa në pjesën e dytë luajtëm në grup. Arritëm të fitonim një ndeshje që ishte mjaft e rëndësishëm.
Karakaçi: Mendoj që duhet kohë e duhur, besoj se do të jetë në qendër të mbrojtës. Ka mesfushorë qendre të tjerë, kështu që do të vazhdoj me këtë formacion në javët në vazhdim.
Kastrioti më i mirë? E kam thënë që në fillim që kam lojtar me cilësi më të mirë se vjet, por janë të pa stërvitur mirë, vijnë nga një periudhë e gjatë pa luajtur. Greca, Karakaçi, janë lojtar që duhet të hyjnë në fillim, duan kohën e tyre.
Greca shumë lojtar i shpejtë por nuk është ku duhet. Shpresojmë të përmirësohen dhe nëse vazhdojmë të përmirësohen do të bëjmë më mirë se vjet”, u shpreh Ndreu./panorama-sport.com/