Wednesday, January 21, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORENdreu: Ja dhuruam fitoren Vllaznisë! Agresiviteti? Loja ishte krejt normale

Ndreu: Ja dhuruam fitoren Vllaznisë! Agresiviteti? Loja ishte krejt normale

Trajneri i Kastiotit, Ramazan Ndreu, foli pas humbjes së parë në kampionat ndaj Vllaznisë me rezultatin 0-3. Në prononcimin për “Gol pas Gol”, tekniku krutan u shpreh:

HUMBJA- Mënyra se si e pësuam humbjen më bën të ndihem pak keq. Humbja e parë është e hidhur. Nuk ja vlen që të analizosh. Morëm kolpo psikologjike që në minutën e parë, gjithçka u bë shumë e vështirë. S’kemi car themi, futbolli kështu e ka.

AGRESIVITETI- Kur është terreni i vështirë ka përplasje më shumë. Janë disa skuadra që edhe ndërhyrjet më të lehta i bëjnë dramë. E kam parë ndeshjen me kujdes, loja ishte krejt normale. Edhe futbollistëve iu thashë, kujdes se është terren i vështirë dhe do të ketë përplasje. Jam kurioz që ta shoh ndeshjen edhe njëherë. Në momentin që loja ishte 3-0 mund të ketë ndonjë tejkalim të veçantë.

KASTRIOTI I BRISHTË- Ne nuk jemi një skuadër me stabilitet, kësaj i druhesha. Vinim pas rezultateve pozitive në vazhdimësi, vjen momentin kolpon e merr shumë të fortë. Gjithçka u bë shumë e vështirë. Ishte një kolpo shumë e fortë.

Vllaznia nuk ishte kundërshtari më i fortë që kemi hasur. Ne ja dhuruam fitoren Vllaznisë. Një pjesë e lojtarëve nuk u ambientuam me terrenin. Në të ardhme duhet të tregojmë që nuk jemi skuadër që me 1 humbje dorëzohemi”, u shpreh Ndreu.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments