Vllaznia fiton serish, per here te peste ne kete kampionat dhe per rrjedhoje, kryeson me merite renditjen e kampionatit.

Sot e mundi edhe Kastriotin e pathyeshem deri tani, madje me nje rezultat bindes 3-0 duke treguar se jo rastesisht eshte ne ate pozicion.

Ajo qe te ben pershtypje tek kjo Vllazni, eshte menyra si luan, serioziteti maksimal ne te gjitha drejtimet dhe loja kolektive.

Deri para ndeshjes se sotme, ndoshta shumekush mendoi qe Dilaver e Imeri nuk po kalonin nje moment te mire, por ata treguan se jane elemente te rendesishem te kesaj skuadre si gjithe te tjeret.

Po ashtu edhe Shehi e Jonuzi treguan vlera duke bindur te gjithe se mund te luajne edhe ata ne formacion, si dhe shume te tjere.

Ajo qe vlen eshte fakti qe tek Vllaznia te gjithe ndjehen te rendesishem dhe meriten per kete mbi te gjitha e ka trajneri Thomas Brdariç.

Menyra si e perjeton suksesin, si i ka ndertuar raportet me lojtaret por edhe me drejtuesit, tifozet etj, i kane bere per vete te gjithe.

Vllaznia e sivjetme mbi te gjitha eshte nje Vllazni e bukur. Nje skuader si ajo e tradites, qe luan futboll te bukur, e mbi te gjitha ben nje loje sulmuese. Deri tani ka nje mesatare prej me shume se dy golash per ndeshje dhe si rrjedhoje, po i defren te gjithe./SHKODRA-SPORT.COM/