Nje shkodran i dha fitoren Burrelit dhe kryesimin e renditjes kesaj skuadre, pikerisht sulmuesi Donat Toma, nderkohe nje tjeter shkodran ka shenuar edhe ne Lezhe.

Ka qene sulmuesi i njohur Arsen Hajdari ai qe ka shenuar golin e vetem ne ndeshjen Beselidhja- Erzeni, duke i dhene fitoren 1-0 skuadres se tij.

Duhej te vinte minuta e 62-te e ndeshjes kur ai ka arritur ta dergoje topin ne rrjeten e portes shijakes dhe me kete fitore, i ka kthyer qetesine Beselidhjes.

Kjo sepse situata tek ajo pas humbjes te javes se kaluar ndaj Korabit, nuk ka qene e qete, madje u mendua edhe largimi i trajnerit Bardhi, por tashme gjerat kane ndryshuar.

Me kete fitore, Beselidhja eshte ngjitur ne kuoten e 10 pikeve duke qene tre pike larg Burrelit qe kryeson me merite renditjen me tre pike me shume./SHKODRA-SPORT.COM