Kukësi u mposht në shtëpi nga Kastrioti me rezultatin 0-1. Verilindorët humbën pas 3 fitoreve radhazi nga krutanët që morën fitoren e dytë radhazi në kampionat. Në fund të ndeshjes për “Gol pas Goli”, trajneri i Kastriotit, Ramazan Ndreu u shpreh:

“Patrik Bardhi ka 4-5 javë që nuk është në lojë dhe sot nuk ishte në ditët e tij më të mirë. Ai e bën shumë si fazën sulmuese dhe atë mbrojtëse. Ne me këtë skuadër që kemi jemi brenda objektivat tona. E kishim thënë që në këtë takim do të na riktheheshin 4-5 lojtarë. Në momentin që janë kthyer këta lojtarë për ne, do të jemi njësoj si në fillimin e sot.

Sot bëmë një ndeshje të mirë, u mbrojtëm shumë mirë dhe nuk I nuk lamë asnjë hapësirë skuadrës së Kukësit”.

Objektivi? “Të jeni të bindur pasi në të kaluarën kanë ndodhur që skuadra kanë toleruar kur janë në mesin e klasifikimit. Edhe sot kishte zëra nga miqta tanë që ne e kemi siguruar mbijetesën. Sa të jem unë trajner te Kastrioti ne do të luftojmë deri në fund pasi kemi një skuadër të mirë”.

Devid Da Silva? “Në momentin që ka ardhur nuk ishte në gjendje të mirë fizike. Në filim e kam thënë që ishim me fat që u shty kampionati pasi erdhi në formë fizike. Është një nga sulmuesit më të mirë që unë kam pasur në skuadër. Kam besim se deri në fund do të jetë golashënuesi I kampionatit shqiptar”.