Kastrioti ka dalë në barazim 0-0 me Laçin, ndërsa trajneri Ramadan Ndreu për Supersport pas ndeshjes theksoi se nëse skuadra e tij do të kishte luajtur edhe në ndeshjet e kaluara si ndaj kurbinasve atëherë do të kishte më shumë pikë.

“Nëse do të kishim zhvilluar të gjitha ndeshjet, sidomos këto të fundit, me kudjes si sot, do të kishim më shumë pikë, i bëra të ditur lojtarëve që kemi përpara një ekip shumë të mirë, nëse do të shpërbëheshim do të merrnim humbjen, mendoj se në 45 minuat e para ishim perfekt. Të them të drejtën dominuam lojën, në pjesën e dytë Laçi e donte patjetër fitoren për objektivat e ndryshoi diçka duke u hedhur në sulm, menduam të jemi të kujdesshëm në mesfushë. I thashë ekipit në analizë që të kënaqemi me një pikë dhe mendoj se i zbatuam mirë detyrat.

Nuk është se nuk kemi krijuar manvor sulmuese. Kemi krijuar volum e raste, edhe me Vllazninë edhe sot, e ndeshje të tjera. Ajo që na prish punë është mungesa e sulmuesit, Deivd është golashënues dhe në përgjithësi në ndeshje kemi besim te ai, jo vetëm unë, por edhe skuadra. Na jep frymën e fitores se jemi gjysëm goli plus. Edhe Daci është i fortë, është në ndeshjet e para që merr pjesë. Ndoshta në javën që vjen mund të kemi Devid një pjesë loje me Apoloninë”, u shpreh Ndreu. /VipSport/