Veleçiku po e shfrytezon kete periudhe te nderprerjes se kampionatit per te zhvilluar disa ndeshje miqesore dhe si rrjedhoje ne tre ditet e fundit ka zhvilluar dy te tilla.

Te paren e ka luajtur diten e merkure ne Shenkoll ndaj skuadres vendase teksa ka fituar me rezultatin 4-1 ndaj saj. Protagonist edhe ne kete ndeshje ka qene serish Arsen Hajdari me dy gola te shenuar edhe ne kete miqesore.Nderkohe dy golat e tjere mbajne per autor Rustemajn dhe Hysaj.

Diten e sotme nderkohe ne Peze- Helmes eshte luajtur miqesorja e rradhes dhe perballe koplikasve ka qene nje tjeter skuader e kategorise se dyte dhe rivale ne kampionat per ta, ajo e Valbones.

Ne perfundim te ketij takimi eshte sigluar rezultati i barabarte 1-1. Te paret kane kaluar ne avantazh tropojanet, nderkohe qe me pas ka barazuar me ane te futbollistit Brilant Hasaj.

Trajneri Dritan Smajli duket shume i kenaqur me formen aktuale te ekipit dhe tashme po behen gati per rikthimin ne kampionat, aty ku do te tentojne deri ne fund per ngjitjen ne vendin e pare te renditjes./SHKODRA-SPORT.COM/