Volejbollistët e Vllaznise kane arritur objektivin e pare, ate per te qene ne gjysmefinalen e Kupes se Shqiperise. Ashtu si dhe ne kampionat, edhe ne kete kompeticion, ata kane arritur te jene ne mes kater ekipeve me te mira te vendit.

Ne ndeshjen e trete te grupit A, djemte e drejtuar nga trajneri Artan Kalaja kane mundur 3-0 ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi” ekipin e Elbasanit dhe ne kete menyre kane siguruar vendin e dyte ne grup.

Ndaj elbasanasve ndeshja nuk ka patur shume histori. Ne setin e pare Vllaznia ka dominuar duke fituar ne shifrat 25-15. Ne te dytin nderkohe ka diçka me shume rivalitet, por ai serish fitohet nga shkodranët 25-21.

Kaq ka mjaftuar qe Elbasani “te dorezohet” sepse ne te tretin jane inekzistente ne fushen e lojes dhe si rrjedhoje do ta humbasin ate ne shifrat 9-25 dhe ne kete menyre krejt ndeshjen me rezultatin 0-3.

Vllaznia me 5 pike pas 3 ndeshjesh, ka kaluar Skenderbeun me 4 pike dhe bashke me Tiranen kualifikohen per ne turin gjysmefinal te Kupes se Shqiperise. Bashke me ta do te jene ne gare per fitimin e ketij trofeu edhe edhe Erzeni e Partizani, ne ndeshjet qe pritet te luhen ne muajin mars te vitit te ardhshem./SHKODRA-SPORT.COM/