Pas gati dy oresh ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi” do te zhvillohet nje aktivitet shume interesant i boksit profesionist, i cili eshte emertuar “Nata e Kampioneve”. Nje mbremje e cila pritet te sjelle nje atmosfere shume interesante, per me teper qe edhe pallati i sportit pritet te jete i mbushur plot e perplot me tifoze dhe te pranishem mendohet te jene mbi 1 mije tifoze.

Do te zhvillohen gjashte ndeshje, nga te cilat e para do te jete per boksin olimpik ne mes boksierit shkodran Bekim Vjerdhe dhe tiranasit Redis Karaj. Ajo do t’i lere me pas vendin pese ndeshjeve te boksit profesionist, nga te cilet ne kater prej tyre do te ngjiten ne ring boksieret shkodrane.

Kuptohet qe vemendja me e madhe do te jete tek dy sfidat e fundit, ato te boksiereve Arjon Kajoshi dhe Nelson Hysa, por edhe sfidat e Armando Grishjes dhe Senad Drinit, priten po me kaq interes dhe tifozet shkodrane padyshim qe do te bejne me te miren per t’i mbeshtetur ne menyre qe ata te marrin fitoret.

Ndeshjet e ketij aktiviteti duke filluar nga ora 17.00 do te transmetohen LIVE nga RTSH Shkodra dhe RTSH Shport./SHKODRA-SPORT.COM/


NATA E KAMPIONËVE:

pesha 86 kg Bekim Vjerdha (Shqipëri) vs Redis Karaj (Shqipëri)

pesha 72 kg Armando Grishaj (Albania) vs David Romanik (Bosnjë)

pesha 76 kg Senad Drini (Albania) vs Kearon Thomass (Angli)

pesha 91 kg Viktor Mihailoviç (Mali I Zi) vs Aleksa Kesic (Bosnjë)

pesha 79 kg Arjon Kajoshi (Albania) vs Aliaksandr Dzemka (Bjellorusi)

pesha +91 kg Nelson Hysa (Albania) vs Pavel Sour (Çeki)