Tek Vllaznia krejt papritur ka lindur nje çeshtje: Ajo e gjetjes se trajnerit te ri. E lindur disi papritur pas largimit te detyruar te Hasan Likes, drejtuesit kuqeblu jane vene ne levizje per gjetjen e zevendesuesit te tij.

Administratori i klubit Suad Lici ne nje prononcim te shkurter per “sportekspres.com” ka shpjeguar edhe arsyen e largimit te trajnerit Lika duke thene krejt shkurt: “Hasan Lika kërkoi leje largimi për arsye imigrimi dhe ne e respektuam në mirëkuptim të plotë. Punuam me një profesionist dhe klubi ynë e falënderoi për kontributin e tij”.

Problemi tashme ka lindur per gjetjen e zevendesuesit te tij. I pyetur se kush mund te jete dhe kur do te emerohet, numri 1 i klubit shkodran eshte shprehur: “Për zëvendësuesin e trajnerit Lika strukturat e klubit do të vendosin javën e ardhshme, pas ndeshjes së Kombëtares me Turqinë. Për momentin, Safet Osja do të zhvillojë përgatitjet me skuadrën”, u shpreh Lici shkurtimisht.

Ne fakt edhe largimi i Likes erdhi ne nje kohe te pershtatshme sepse Vllaznia ndodhet plot 11 pike larg skuadres se vendit te dyte dhe po ashtu, kjo jave pa ndeshje zyrtare, do te sherbeje si kohe e mjaftueshme per te gjetur trajnerin e ri.

Per me teper qe ai pritet te jete brenda familjes dhe kuptohet se nuk ka asgje per te ndryshuar, por thjesht duhet te çoje perpara projektin e trajnerit te meparshem.
© shkodrasport.com