Futbollisti shkodran Ndriçim Shtubina ishte heroi i Egnatias në finalen ndaj Dinamos, teksa me golin e tij i dha titullin.

Pas ndeshjes, për “Rtsh”, Shtubina tha se dëshira e tij është të qëndrojë edhe për sezonin tjetër te rrogozhinasit. “Jam i lumtur për këtë arritje. Skuadra e ka merituar këtë trofe, për atë që ka treguar.

Këtë sukses ia dedikoj familjes. Ka qenë një vit i lodhshëm, megjithatë ia dolëm dhe jam i lumtur për këtë. Ka qenë pak e vështirë këtu në fillim, pasi nuk e njihja ambientin.

Pashë projektin dhe më pëlqeu. Gjithashtu edhe ana financiare ishte e kënaqshme. Gjërat janë mirë, por është presidenti ai që vendos.

Dëshira ime është të vazhdoj edhe sezonin tjetër këtu, por të shikojmë”, – tha Ndriçim Shtubina pas ndeshjes me skuadrën e Dinamon, në finlen e zhvilluar në “Elbasan Arena”./Vipsport/