Laçi do të luajë ditën e nesërme me Luftëtarin dhe Ndriçim Shtubina është optimist për 3 pikët. Kundërshtarët po kalojnë një formë të mirë, por për shkodranin ata duhet të japin maksimumin.

“Ndeshjet e kaluara nuk kanë vlerë. Do të jap maksimumin për skuadrë, nëse shënoj do të jetë edhe më mirë. Ndeshjet tani sa vijnë e vështirësone.

Skuadra është gati dhe besoj se do t’ia dalim. Kemi mundësi për Europën, por në fuboll nuk mund të bësh premtime. Besoj se do të konkurojmë deri në fund”, u shpreh Shtubina për “SuperSport”.

Mesfushori shkodran eshte shnderruar ne nje pike shume te rendesishme per skuadren e Laçit per te cilen jo vetem po luan ne mbrojtje e mesfushe, por kur eshte nevoja edhe ne sulm, madje duke e bere mjaft mire kete gje dhe jo me kot eshte golashenuesi me i mire i Laçit.