Ndriçim Shtunia është një nga lojtarët më me eksperiencë në Kategorinë Superiore dhe te Vllaznia. Mesfushori në një lidhje me “Fan Zone”, foli për ditët e karantinës, stërvitjet dhe rifillimin e kampionatit. Sipas Shtubinës stërvitja duhet të rifillojë pasi lojtarët humbasin shumë nga forma e tyre.

“Duke parë situatën dhe duke zbatuar rregullat duhet të qendrojmë brenda. Stërvitja? Javën e parë nuk kam dal, ndërsa për javën e dytë kam bërë një test e duhet të qendroja brenda për 2 javë në shtëpi. Tani dal te fusha ku bëjmë stërvitje dhe nuk ka njerëz e ndihem mirë. Është hera e parë në jetën time që rri kaq shumë kohë pushim dhe pa futboll. Jeta pa futboll për mua nuk ka kuptim”.

Deklarata e Jonuz? “Unë jam dakord që kampionati të luhet pasi nuk ka kuptim që të vendoset gjërat në tavolinë. Jam i mendimit që duhet të rifillohet dhe kampionati të luhet deri në fund për të vendosur se kush bie nga katetoria apo titullin kampion dhe Europën”.

Kampionati më i mirë? “Kur kam qenë më i ri kam luajtur më shumë kam shënuar më pak gola. Tani që jam pak më i vjetër dhe me më shumë ekpseriencë kam shënuar më shumë gola”. Çështja e pagave? “Kam shumë vite që luaj futboll me adminstrimin e bashkisë dhe vetëm ka vonesa jo se ka probleme të tjera”.

Largimi nga Vllaznia? “Të them të drejtën nuk jam tip që hap probleme. Nga Vllaznia jam larguar jo me dëshirën time dhe as me dëshirën e disa të tjerëve në skuadër, por nga disa njerëz që donin të bënin sipas dëshirës së tyre”.

Djemtë futbollistë? “I marrë me vete sa herë shkoj në stërvitje dhe djali i madh ka goditje të mira. Në shtëpi nuk kisha çfarë të bëja dhe i thash vëllai dhe çunave për të luajtur lojën ludoking”.

Stërvitja? “Jam i mendimit që stërvitja duhet të fillohet me grupe pasi një lojtar që nuk stërvitet shumë. Duhen bërë teste dhe nuk është ndonjë problem i madh për një stërvitje me 25 lojtarë.

Vllaznia ka 7 vite që adminstrohet nga Bashkia, por duhet të jetë dikush pranë klubit që të kërkojë llogari edhe tifozët janë ftuar pasi kemi kohë që nuk luftojmë për trofe. Duhet një person që t’i rrijë në kokë skuadrës dhe t’i kërkojë llogari”./newsport/