Egnatia vijon përgatitjet për sezonin e ri. Sot është luajtur miqësorja ndaj Pelister, e cila është mbyullur 0-2. Golat për të besuarit e Gugash Maganit janë shënuar nga Meta dhe Shtubina.

Takimi u luajt me një ritëm të kënaqshëm, me formën e lojtarëve e cila ishte e mirë. Egnatia ka si synim rikthimin në elitë, e për këtë ka bërë një merkato mjaft pozitive.

Jo vetëm kaq, pasi ka pak ditë që ka afruar në stol një ekspert si Gugash Magani. Nëse do i arrijë apo jo objektivat e saj, na mbetet të presim e të shohim.

Ajo qe duhet permendur tjeter tek kjo skuader eshte forma e shkelqyer qe eshte duke kaluar mesfushori shkodran Ndriçim Shtubina. Goli i sotem shenuar ndaj Pelister eshte i pesti per te ne po kaq miqesore te luajtura me ekipin e Egnatias.
www.shkodrasport.com