Partizani do të ketë një drejtor të ri sportiv. Bëhet fjalë për Edmond Haxhia, i cili dhe më parë ka mbuluar këtë rol në klubin e kuq.

Siç raporton “Superliga Shqiptare”, Haxhia do të jetë drejtori i ri sportiv i “demave” dhe puna e tij nis menjëherë, për të pëforcuar klubin gjatë kësaj merkatoje vere.

Përveç rolit të drejtorit sportiv, Haxhia ka qenë edhe këshilltar i presidentit të klubit, Gaz Demi në të shkuarën. Për herë të parë, Haxhia u emërua si drejtor sportiv maj të vitit 2016.

Ky sezon aktual, ka qenë me shumë ulje-ngritje për Partizanin, çka solli edhe ndryshime në pankinë. Aktualisht, “demat e kuq” po luftojnë për një vend në Kupat e Europës, ku si rivalë kanë Kukësin edhe Vllazninë.