Tek Akademia Vllaznia ka ndryshime. Ndryshime qe konsistojne ne menyren e drejtimit dhe te punes. Per rrjedhoje, nga sot do te kete emra te rinj te cileve u eshte besuar ndryshimi.

Nje gje e tille behet e ditur permes vete faqes se Akademise Vllaznia ku shkruhet:

“Ristrukturimi i Akademise se Futbollit Vllaznia si nje nder sektoret me prioritar te projektit afatgjate te Grupit Partner ka perfunduar dhe tashme “arkitektura” e saj ka marre pamje te plote.

Ne pozicionin e Drejtorit Organizativ te Akademise eshte emeruar z.Arben Maliqi i cili ka nje pervoje te gjate ne menaxhim. z.Maliqi ka drejtuar degen e Intersig ne Shkoder dhe njekohesisht ka kontribuar me donacione ne zhvillimin e Akademise Vllaznia.

Kompania e Sigurimeve INTERSIG eshte nje nder sponsorat kryesore te Klubit Futbollit Vllaznia dhe emerimi i z.Maliqi vjen si rezultat i ketij bashkpunimi dhe ne funksion te transparences dhe interesimit te vazhdueshem te Intersig per te kontribuar ne zhvillimin e futbollit dhe sidomos te rinjve te cilet shihen me mjaft interes.

Nderkohe, z.Astrit Prençi nje nder lojtaret me te shquar te Vllaznise, i cili per nje kohe te gjate ka kontribuar si trajner i Akademise Vllaznia, tashme do te kete rolin e kordinatorit ne funksion te harmonizimit dhe kordinimit te trajnereve te Akademise ne perputhje me strategjine e klubit dhe identifikimin e talenteve te rinj dhe lojtareve te perspektives.

Z.Prençi do te drejtoje gjithashtu edhe ekipin U-12. Me trofete qe ka fituar, ai konsiderohet si vlere e shtuar ne zbatimin me ndershmeri dhe korrektese te strategjise afatgjate per zhvillimin e Akademise.

Sot gjithashtu ka perfunduar edhe nenshkrimi i kontratave me te gjithe trajneret e perzgjedhur te Akademise te cilet do te vijojne punen ne pergatitjen e ekipeve zinxhire”.