Një sulmues me origjinë shqiptare do të jetë zëvendësuesi i Vedat Muriqit te Fenerbahçe. Bëhet fjalë për Kemal Ademin, i cili sezonin e fundit ishte pjesë e Bazelit.

Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare në “Twitter”, Fenerbahçe ka bërë me dije, se lojtari është duke kryer testet mjekësore, para se të zyrtarizohet te turqit.

“Klubi ynë ka arritur një marrëveshje në parim me sulmuesin 24-vjeçar Kemal Ademi dhe klubin e tij, i cili luan në kubin e Bazelit.

Lojtari ka arritur në Stamboll për kontrolle shëndetësore“, shkruan Fenerbahce në faqen zyrtare.