Pas 7 humbjesh rradhazi, Vllaznia në basketboll për meshkuj, rigjen fitoren dhe këtë e bën në një ndeshje shumë të rëndësishme që mbi të gjitha riktheu besimin në skuadër.

Ajo ka marrë një fitore mjaft të vlefshme ndaj Partizanit me rezultatin 74-66. Ndeshja e luajtur mbrëmjen e së shtunës në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” ka qenë vendimtare, pasi kuqeblutë janë kualifikuAr për në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë.

Me sa duket, ulja në pankinën e këtij ekipit e trajnerit Bledar Gjeçaj ka dhënë frytet e veta, teksa u pa edhe gjatë ndeshjes së luajtur mbrëmë, ku shkodranët e kanë dominuar ndeshjen që nga fillimi e deri në fund.

Ata në këtë mënyrë, kanë siguruar fitoren e pare për këtë vit të ri kalendarik, teksa një nisje e tillë konsiderohet pozitive për ekipin e Vllaznisë në basketboll që nga java në javë nën drejtimin e trajnerit Gjeçaj pritet ta rrisë përformancën e tij në mënyrë që të mbetet në mes ekipeve elitare.

Ndryshimet që kanë ndodhur së fundi në skuadër pritet të pasohen edhe me të tjerë në ditët në vazhdim dhe Vllaznia padyshim që nuk do të mjaftohet me kualifikimin në gjysmëfinale të Kupës.
Maringlen ZHIVANI