Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE KRYESORENdryshimi i Gatuzos fillon nga Hysaj, trajneri zgjidh telashet me kapitenin e...

Ndryshimi i Gatuzos fillon nga Hysaj, trajneri zgjidh telashet me kapitenin e Shqipërisë

Napoli kërkon ndryshim dhe Xhenaro Gatuzo e sheh për momentin këtë ndryshim te Elseid Hysaj. Pikërisht mbrojtësi i përfaqësueses shqiptare, sipas mediave italiane, do të jetë ai që do të zgjidhë një nga telashet më të mëdha të rreshtimit të Napolit e mund të bëhet përsëri element i rëndësishëm nën drejtimin e trajnerit të ri.

Nëse krahu i djathtë tashmë ka gjetur “zot”, duke i kaluar përfundimisht Di Lorencos, për Hysajn hapen mundësitë për të luajtur rregullisht në krahun e majtë të prapavijës.

Gatuzo është i ndërgjegjshëm që Hysaj nuk është një lojtar i cili luan me të majtën, por trajneri mendon se ai do të jetë personi i duhur për të bllokuar sulmuesin kryesor të Parmës, Zhervinjo, në ndeshjen e kësaj fundjave.

Gatuzo mendon se për të zgjidhur problemet e Napolit aktualisht, duhet ta filloj nga mbrojtja dhe ajo duhet të jetë e sigurt në prapavijë para se të fillojë të shohë drejt sulmit.

Në këtë mënyrë Hysaj duket shumë më i përshtatshëm për të luajtur, edhe pse në krahun e kundërt, për të evituar probleme para portës. /vipsport/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments