Rëndësia e ndeshjes që do të luhet sot në Vlorë në mes Flamurtarit dhe Vllaznisë padyshim që është e madhe.

Natyrisht që të gjithë presin që arbitrimi të mos jetë problem në këtë sfidë delikate.

Po kush do të jetë arbitri që do ta drejtojë atë? Nga ajo çfarë mësohet është se kjo ndeshje i është caktuar për t’u drejtuar arbitrit të kolegjiumit të Fierit Emirion Sino.

Ai do të ketë edhe ndihmën e asistentëve Ilir Tartari dhe Orgest Grabova, edhe ato nga Fieri, ashtu siç është nga ky qytet edhe arbitri i katërt Kreshnik Cjapi.

Nga ana tjetër, vëzhgues i arbitrave do të jetë elbasanasi Myrteza Allkja ndërsa delegat i Federatës Shqiptare të Futbollit për këtë ndeshje është caktuar Bujar Pregja.
© shkodrasport.com