Ballafaqimi në mes Flamurtarit dhe Vllaznisë që do të luhet sot në Vlorë, konsiderohet shumë i rëndësishëm për të dy ekipet.

Shkodranët duan medoemos të mos dalin pa pikë nga kjo ndeshje dhe këtë ka premtuar edhe trajneri Gjoka.

Deklaratat e tij janë pasqyruar sot në shtypin sportiv ashtu si dhe lajmi se sulmuesi Sukaj nuk do të jetë në fushë për shkak dëmtimi.

Kështu, gazeta “Sport Ekspres” vjen sot në faqen e saj të parë me një lajm në lidhje me Vllazninë ku shkruhet: “Gjoka pa Sukajn në Vlorë. Fjalën humbje nuk dua ta dëgjoj”.

Ndërsa në gazetën “Panorama Sport” shkruhet kështu në faqen e parë: “Sukaj nuk ia del, Gjoka: Marrim pikë në Vlorë”.

Por për më tepër, lexoni më poshtë të plota faqet e para të këtyre gazetave të ditës së sotme: