Interi është mahnitur nga futbollistët shqiptarë. Sipas asaj që raporton e përditshmja sportive italiane “TuttoSport”, përveç Kristjan Asllanit që para disa ditësh u prezantua me zikaltërit, drejtuesit e Interit kanë hedhur sytë edhe te mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Marash Kumbulla.

Në rast të një largimi të mundshëm të Milan Shkriniar, klubi zikaltër ka një listë futbollistësh dhe një prej tyre është edhe ai i mbrojtësit të Romës, Kumbulla.

22-vjeçari në sezonin e kaluar me verdhekuqtë nga kryeqyteti u aktivizua në total në Serinë A në 17-ndeshje, teksa nuk ka shënuar asnjë gol dhe dhënë asist asnjëherë.

Nese do te realizohej kjo levizje, padyshim qe do te ishte nje tranferim shume i suksesshem per mbrojtesin shkodran i cili po njeh vetem rritje ne karrieren e tij.
Maringlen ZHIVANI