Marash Kumbulla ka festuar sot golin e tij të parë në Serinë A, një arritje e jashtëzakonshme për djaloshin 19-vjeçar i cili po afirmohet në skenën më të rëndësishme të futbollit europian.

Djaloshi nga Shkodra pranon se ishte një emocion i jashtëzakonshëm për të që të gjente rrjetën në elitën e futbollit italian, aty ku çdokush dëshironte të tregonte vlerat e tij.

“Ishte një emocion i papërshkrueshëm që të shënoja me Veronën për herë të parë, sidomos në Serinë A. Gjeta hapësirën dhe u nisa, golin ua kushtoj prindërve të mi, familjes dhe të dashurës.

Jam shumë i lumtur, sidomos për fitoren e skuadrës që është shumë e rëndësishme. Pas dëmtimit të vitit të kaluar, në grumbullim jam paraqitur për të dhënë maksimumin me objektivin për të fituar besimin trajnerit. Ai ma ka dhënë këtë besim dhe duhet ta falënderoj.

Unë frymëzohem nga Kielini që kur isha fëmijë, për mënyrën se si luan. E kisha filluar si mesfushor kur isha i vogël, e më pas u spostova mbrapa. Nga Juriç kam mësuar shumë gjëra dhe mundohem gjithmonë të shpërblej besimin”, ishin fjalët e mbrojtësit pas ndeshjes së sotme që e bëri mbrojtësin më të ri që shënonte në historinë e Serisë A. /vipsport/