Kukësi-Vllaznia do të luhet sot në orën 18:00 në stadiumin “Elbasan Arena”. Kompanitë e basteve në botë konsiderojnë favorite për të fituar ndeshjen skuadrën shkodrane.

Ne fakt gjate dites se djeshme dhe deri ne oret e para te paradites se sotme gjerat kane qene ndryshe dhe ne fillim ishin kukesianet qe konsideroheshin favorite, por se fundi gjerat kane marre rrjedhe tjeter.

Triumfi i mundshëm i kuqebluve kuotohet me 2.15, ndërsa një barazim ka koeficientin 3.20. Fitorja e Kukësit llogaritet me 3.10.

Ndërkohë, në orarin e takimit do të ketë mot të ftohtë dhe temperatura do të regjistrohet 1 gradë. Parashikohen vranësira të lehta, ndërsa lagështia e ajrit do të jetë 61%.