Ndryshimet e orareve dhe diteve te ndeshjeve te kategorise Superiore ne futbollin shqiptar tashme jane shnderruar ne “mode”. Nuk ka jave qe nuk ka ndryshime te tilla dhe kjo ka krijuar njefare kaosi edhe per ndjekesit e paket te ketyre ndeshjeve.

Per javen e 21-te u duk se nuk do te kishte ndryshime te tilla, por ne fakt nuk do te jete keshtu. Federata Shqiptar e Futbollit ka njoftuar se ka një ndryshim të axhendës se kesaj jave të Abissnet Superiores.

Keshtu, sfida mes Bylisit dhe Partizanit e planifikuar të luhej të dielën në orën 13:00 është zhvendosur për të hënë në orën 13:00.Përveç ndeshjes në “Adush Muça” nuk ka ndryshim përsa i përket orareve të takimeve të tjera.

Kjo do te thote se ndeshja Vllaznia- Tirana ose e konsideruar ndryshe si “Klasikja” e futbollit shqiptar, qe eshte edhe me e rendesishmja e kesaj jave, do te luhet te dielen ne ora 16.00 ne stadiumin “Loro Boriçi”./SHKODRA-SPORT.COM/