Nedim Bajrami vazhdon të jetë në radarët e Fiorentinës gjatë kësaj merkatoje vere.

Mesfsuhori i kombëtares shqiptare po kërkohet me ngulm nga klubi i Firenzes ku prej kohësh po përpiqet të mbyllë përfundimisht marrëveshjen.

Vincenzo Italiano e konsideron Bajramin si lojtarin perfekt për skemat e tij dhe i ka kërkuar drejtuesve të bëjnë një sforco ekonomike. Empoli sakaq e vlerëson kartonin e tij rreth 15 milionë euro.

Një shifër që Fiorentina është bindur ta paguajë dhe tashmë pritet të mbyllen edhe detajet e vogla për të ardhur finalizimi. Fantazisti shqiptar pritet të zbarkojë në Firenze në ditët e ardhshme për të hedhur edhe firmën në kontratë pas vizitave mjekësore.