Ka pësuar ndryshim axhenda e javës së 31-të e Kategorisë Superiore. Derbi i kryeqytetit, Partizani-Dinamo, e cila ishte programuar për t’u zhvilluar në stadiumin “Elbasan Arena” në orën 19:45 mbrëmjen e së premtes, do të zhvillohet në po të njëjtën ditë, por me ndryshim stadiumi dhe orari.
Partizani-Dinamo do të luhet në stadiumin “Selman Stërmasi” në orën 16:45. Sakaq përveç kësaj sfide të gjitha ndeshjet që ishin programuar do të luhen me të njëjtën ditë dhe orar që ishte përcaktuar më parë.
Të premten do të zhvillohen tre sfida, Laçi-Tirana në orën 16:45, Partizani-Dinamo në orën 16:45 dhe Teuta-Kukësi në orën 19:45.
Ndërsa të shtunën javën e 31-të do ta përmbyllin dy sfida, Kastrioti-Egnatia dhe Vllaznia-Skënderbeu, të dyja ndeshjet të programuara për t’u luajtur me fillim nga ora 16:45.
AXHENDA E KATEGORISË SUPERIORE, JAVA E 31-TË –
E Premte, 29 Prill 2022 –
LAÇI –TIRANA 16:45 Stadiumi “Laçi”
PARTIZANI – DINAMO 16:45 Stadiumi “Selman Stërmasi”
TEUTA – KUKËSI 19:45 Stadiumi “Niko Dovana”
E Shtunë, 30 Prill 2022 –
KASTRIOTI – EGNATIA 16:45 Stadiumi “Kamza”
VLLAZNIA – SKËNDERBEU 16:45 Stadiumi “Loro Boriçi”