Ndeshja Bylis- Vllaznia qe do te luhet sot ne oren 16.00 ne stadiumin “Adush Muça” te Ballshit, konsiderohet shume e rendesishme per te dy ekipet qe duan te kapin objektivin e tyre.
Shkodranet duan te kapin vendin e matert, vend qe do t’i çonte ne Kupat e Europes, e per kete i duhet fitorja me çdo kush duke shpresuar pastaj tek nje ndalese e Teutes ndaj Partizanit.
Gazeta “Shkodra Sport” nderkohe meson edhe per formacionin qe do ta nise nga minuta e pare kete ndeshje percaktuese. Keshtu ne porte do jete si zakonisht Zogoviç. Katershja e mbrojtjes do te jete e perbere nga Kruja 3 Hakaj ne krahe dhe dyshja Shehi- Juriç ne qender te ketij reparti.
Ne mesfushe do te luhet me tre lojtare ku do te jene te zakonshmit Boshnjaku, Jonuzi dhe Marku. Ndersa ne repartin ofensiv kete here do kete nje mungese, ate te Çobes qe ka nje problem demtimi.
Si rrjedhoje ne vend te tij do te jete Ardit Hoxhaj, nderkohe qe ne krahun tjeter do luaje Latifi dhe ne maje te sulmit Bekim Balaj./Shkodrasport.Com/
Bylis-Vllaznia, formacionet zyrtare:
Bylis (4-2-3-1): Teqja, Trumçi, Adili, Damchevski, Zguro, Maçolli, Lorran, Lajthia, Esquerdinha, Qardaku, Kaçorri Tr: Naxhi Shensoj
Vllaznia (4-2-3-1): Zogoviç, Kruja, Shehi, Juriç, Hakaj, Boshnjaku, Marku, Hoxhaj, Jonuzi, Latifi, Balaj Tr: Goçe Sedloski
Arbitër: Enea Jorgji