Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE KRYESORENë Francë mendojnë për Levandovskin, PSG bëhet gati për “aksion”

Në Francë mendojnë për Levandovskin, PSG bëhet gati për “aksion”

Robert Levandovski duket se është në kërkim të një aventure të re për sezonin e ardhshëm, ndoshta edhe sepse stimujt me Bajern Mynih mund të jenë drejt fundit duke qenë se tashmë i ka arritur të gjitha me bavarezët.

Në këtë formë, zërat e merkatos kanë nisur dhe nga Franca, veçanërisht L’Equipe, shprehet se PSG do ta tentojë polakun në rast se nuk do të mbajnë në skuadër Kilian Mbappe.

Ky i fundit kërkohet me ngulm nga Real Madrid, ndërsa 22-vjeçari ende nuk ka një kompromis me klubin për rinovimin e kontratës.

Ndaj, parisienët kërkojnë të marrin masa nëse humbasin yllin e tyre dhe Levandovski do të ishte opsioni i preferuar për t’u luajtur krah Nejmar. Mbetet tashmë për t’u parë se çfarë do të ndodhë në merkaton verore, por që ndryshe nga herët e tjera, edhe Levandovski do të jetë pjesë e saj. /VipSport/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments