Mauricio Poçetino është i gatshëm të largohet nga PSG këtë verë duke qenë se atij nuk i përshtatet ambienti parisien dhe idetë e tij nuk shkojnë me ato të sheikut president Al Kelaifi.

Duke njohur situatën e tillë, prej ditësh Totenhem është duke u munduar ta rikthejë argjentinasin duke qenë se me të klubi arriti shumë suksese. Mirëpo, tashmë, Spurs do të hasin edhe në konkurrencën e Real Madrid. Galaktikët janë ndarë me Zidan dhe shohin Poçetinon si personin e duhur pasi humbën luftën me Juventusin për të marrë Alegrin.

Tashmë, madrilenët janë të vendosur të bëjnë maksimumin për të siguruar Poçetinon, teksa edhe ky i fundit e ka shprehur shpeshherë dëshirën për të trajnuar Los Blancos.

Kështu, një lëvizje e papritur kjo për Totenhem që kishte besimin se do ta rikthentë trajnerin dhe që prish shumë plane. /VipSport/