Vllaznia po shkon drejt privatizimit te saj dhe tashme ka mbetur edhe pak kohe deri ne perfundimin e plote te procesit.

Por nderkohe, pasditen e sotme njeri nga kandidatet per te blere klubin shkodran, pikerisht Almiro Gurakuqi, ka njoftuar se ne oren 18.30 do te kete nje takim me gazetaret ne Shkoder, pikerisht per kete proces.

Siç kemi bere te ditur me pare, Gurakuqi eshte skualifikuar nga Komisioni i Ankandit per probleme ne dokumetacion dhe ai e ka ankimuar kete çeshtje.

Ende nuk eshte e qarte se per çfare do te flase sot ai per mediat, megjithate e sigurte eshte qe do te sqaroje proceduren e ndjekur dhe pretendimet e tij.

“Shkodra Sport” meson se Almiro Gurakuqi ne paraqitjen e dokumetacionit ne Bashkine Shkoder ka bere pikesepari nje gabim te rende. Siç dihet vlera nga ku duhet te niste ankandi ka qene 507 milione leke te vjetra dhe te interesuarit duhet te benin propozimet e tyre mbi kete vlere.

Por ai nderkohe ka bere nje oferte prej diku tek 460 milione leke dhe bashke me tvsh-ne, vlera totale e ofertes se tij shkonte ne 550 milione leke. Por ky ka qene nje gabim i tij i rende (plus disa te tjere) qe ka çuar me pas ne skualifikimin e tij.

Megjithate biznesmeni Gurakuqi do te sqaroje per gazetaret gjithçka qe ka patur te beje me kete proces, por edhe per vazhdimesine./SHKODRA-SPORT.COM/