Antonio Konte largohet nga Inter pas dy sezoneve teksa këtë vit i riktheu zikaltërit te titulli pas dy sezoneve.

Trajneri nuk gjeti mirëkuptimin e klubit në vazhdimin e projektit për arsye financiare të shoqërisë nga Milano, e cila në merkato do të jetë e detyruar të heqë dorë nga një apo dy prej yjeve të saj.

Ndërkaq, Konte ka shpërndarë edhe një përshëndetje dyke theksuar se ia dolën të thyenin logjikën mediokre që rrethonte ambientin, ndërsa falenderon të gjithë ata që punuan me të.

“Çfarë rrugëtimi në këto dy vite. Çdo ditë jemi rritur më shumë në forcën tonë, vendosmërinë, dëshirën dhe sakrificën duke arritur të thyenim logjikën e mediokritetit që na rrethonte. Pa asnjë shfajësim, justifikim, por vetëm me punë, punë dhe punë. Të bashkuar për objektivin.

Sollëm titullin pas 11 viteve, por mbi të gjitha rikthyem Interin aty ku e meriton të jetë për historinë dhe traditën. Falenderoj të gjithë ata që e bënë këtë të mundur. Lojtarë, staf, presidentë dhe drejtues që na ndihmuan dhe mbështetën në këto dy vite”, shprehet Konte. /VipSport/