“Barcelona e ka paguar klauzolën për kontratën e Grizmanit” – kështu raportohet nga shtëpia e sulmuesit francez, teksa është media “L’Equipe” që raporton se Barcelona i ka paguar pasditen e sotme plot 120 milionë euro Atletios së Madridit, për të liruar Antuanin.

Gjithsesi, në Spanjë janë mediat vendase që raportojnë se Barça dhe Atletiko e kanë mohuar diçka të tillë. Gjithsesi, edhe nëse transferta nuk është kryer sonte, në orët në vijim pritet që edhe çështjet burokratike të zgjidhen, dhe Barcelona ta zyrtarizojë Grizmanin në ekip.

Ishte vetë klubi madrilen, që javën e kaluar pati akuzuar direkt Barcelonën, për mënyrën jo të drejtë që ishte afruar tek lojtari i saj për ta bindur të shkojë tek katalanasit, ndërsa Atletiko ishte ende në garë në Champions. Gjithsesi, Grizman e ka deklaruar që dëshiron të largohet, me synim të vetëm, kalimin tek Barça.