Kilian Mbape nuk rinovon me PSG, por as nuk ka ndër mend të lëvizë gjatë kësaj vere me destinacion Realin. Zërat e ditës së fundit në mediat spanjolle kanë gjetur përgjigje në burme pranë klubit, që kanë shpjeguar për “Le Parisien” situatën me sulmuesin.

Sipas gazetës, lojtari është kthyer në stërvitje me PSG-në i bindur se nuk do të ndryshojë ekip gjatë verës. Përforcimet e fundit të PSG-së i kanë dhënë optimizëm se këtë edicion klubi mund të bëjë përsëri hapin e madh drejt fitores së Ligës së Kampioneve.

Por njëkohësisht, gazeta insiston se Mbape nuk ka rinovuar me PSG-në dhe për momentin “nuk janë kushtet e duhura” për një kontratë të re mes palëve. Klubi do të mundohet gjatë këtij vitit që të bindë futbollistin të rinovojë kontratën e tij.

Por asgjë nuk është e sigurt, me Real Madrid që është në pritje për të mësuar se çfarë do të ndodhë, si interesuari i parë në këtë çështje dhe preferencë personale e futbollistit në momentin kur ai të largohet nga PSG.