Mbrëmjen e sotme, trajneri i kombëtares së Francës, Didier Deshamp do të zbulojë listën zyrtare me 26 futbollistë aë do të grumbullohen për Europianin, i cili starton më datë 11 qershor.
Sipas shumë mediave prestigjioze në Francë si Le Parisien apo edhe L’Equipe, tekniku Deshamp ka vendosur të rikthejë në kombëtare Karik Benzema.
Ky i fundit mungon në kombëtare prej vitit 2015 si pasojë e një skandali seksual. Megjithatë, duke parë formën e tij dhe faktit se sulmuesi i Real Madrid sapo u shapll lojtari francez i vitit, atëherë Deshamp po mendon ta falë dhe të harrojë ndasitë e së të kaluarës.
Sigurisht, më një si Benzema në majën e sulmit, kampionët e Botës do të forcoheshin më shumë dhe në këtë formë do të rrisnin shanset për të triumfuar edhe në Europian.
Gjithsesi, për të konfirmuar lajmet e mediave franceze duhet të pritet derisa Deshamp të bëjë zyrtare listën. /VipSport/