Bayern Mynih është duke punuar që tani për sezonin e ardhshëm dhe kampionët e Gjermanisë kanë siguruar që tani blerjen e parë. Sipas “Sky Sport Germany”, bavarezët kanë mbyllur marrëveshjen për transferimin e Bryan Zaragoza.
22-vjeçari spanjoll luan me skuadrën e Granada në La Liga. Mësohet se lojtari është transferuar te Bayern Mynih për 15 milionë euro. Së fundi, Zaragoza ka debutuar edhe me kombëtaren spanjolle.
Lojtari është një anësor me tipare sulmuese, që me Granada, në total ka realizuar 10 gola në 52 ndeshje (5 gola e 2 asist këtë sezon në 14 ndeshje). Një mesfushor i shpejtë, që di të driblojë dhe mjaft teknik.
Tipare që kanë tërhequr vëmendjen e Bayern Mynih, që ka investuar që tani tek Bryan Zaragoza, duke e transferuar në Bundesligë. Për mesfushorin ishte interesuar edhe Leipzig, por që ka humbur betejën në merkato./telesport/