Skënderbeu ia doli këtë javë të rikthehej te suksesi i munguar teksa fitoi në shtëpi ndaj Teutës me rezultatin 1-0 falë golit të sulmuesit Blerim Krasniqi.

Në këtë takim për korçarët mungoi mesfushori Gjergji Muzaka, i cili është mjaft i rëndësishëm në mekanizmat e trajnerit Ilir Daja.

Megjithatë, futbollisti është rikthyer të jetë pranë grupit në stërvitje dhe pritet të jetë në dispozicion të bardhekuqve në transfertën ndaj Vllaznisë.

Një armë më shumë për Skënderbeun, për t’i dhënë mundësinë e vazhdimësisë së rezultateve, përballë një kundërshtari delikat si shkodranët.

Në këto javë të para, Skënderbeu ka arritur të marrë tre fitore dhe dy humbje, teksa pozicionohet në vendin e tretë të klasifikimit me nëntë pikë./vipsport/