Vllaznia U21 diten e djeshme ka luajtur ndaj Korabit ndeshjen e rradhes per kampionat te cilen e fitoi me rezultatin 1-0 me golin e shenuar ne minutat shtese nga futbollisti Paulo Pjeshka.

Por nderkohe per kete skuader nuk do te kete pushim sepse neser ajo do te zhvilloje nje ndeshje miqesore me nje ekip te huaj. Behet fjale per ekipin suedez Nacka FC.

Ndeshja do te luhet ne oren 12.00 te dites se neserme ne fushen sportive “Reshit Rusi”. Ekipi suedez i kategorise se dyte ndodhet ne Shqiperi per nje turne disaditor dhe gjate tij ka kerkuar edhe nje miqesore me 21 vjeçaret kuqeblu.

Pavaresisht se jane ne kampionat, trajneri Plori ua ka plotesuar kete deshire dhe si rrjedhoje eshte rene dakord per luajtjen e kesaj ndeshje miqesore. Ajo njekohesisht do te sherbeje edhe si test per Vllaznia U21 e cila ne fundjave ka nje sfide shume te rendesishme.

Ate qe do te luaje ndaj Bylisit kryesues, nje perballje qe mund te vendose shume gjera sa i takon titullit kampion te ketij sezoni. Dhe ndeshja e neserme ndaj Nacka FC do te jete nje test serioz ne prag te saj ku me shume siguri, stafi teknik i ekipit shkodran pritet te alternoje lojtaret titullare me ato te stolit./SHKODRA-SPORT.COM/