Ka qene shume aktiv dhe shume i suksesshem me sportisten e tij Elsidita Selaj e cila arriti madje te fitonte edhe medalje ne Europe, por kohet e fundit sikur ka rene paksa ne qetesi. E kemi fjalen per nje emer shume te njohur te boksit shkodran dhe shqiptar si Jetmir Kuçi.

Duke folur ne nje interviste ekskluzive per “Shkodra Sport”, ai e ka pranuar se situata nuk ka qene e mire, por gjerat po ndryshojne dhe vitin e ardhshem e parashikon se do te jete shume i suksesshem.

“Une jam i mendimit se pandemia ka ndikuar per keq tek ne. Ajo kaloi por besoj se na i ka lene disa simptoma sa i takon kuptimit te heshtjes dhe mosmarrjes pjese ne aktivitete. Por keto aktivitetet qe kane filluar te behen se fundi, mendoj se viti 2024 ka per te qene nje bum i madh”- eshte shprehur trajneri Jetmir Kuçi.

Dhe ne fakt, pergatitjet kane vijuar prej kohesh dhe shume shpejt ai do te zbrese ne ring me sportistet e tij e per kete arsye thote: “Perveç Elsidites, eshte duke u pergatitur edhe vajza ime, ne peshen 52 kg per te marre pjese ne aktivitetet e ardhshme nderkombetare, duke filluar nga nje aktivitet qe do te zhvillohet ne muajin korrik ne Rumani.

Per momentin nuk mund te premtoj diçka, por si pjesmarrese per here te pare ne nje aktivitet te tille te rendesishem dhe nese ne i afrohemi 8-shes te boksiereve me te mira, do te ishte diçka e madhe”./SHKODRA-SPORT.COM/

Te plote prononcimin e Jetmir Kuçit mund ta ndiqni ne kanalin zyrtar te gazetes “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: