Kombetarja shqiptare U17 e vajzave i ka mbyllur sot ndeshjet ne kuader të raundit të dytë të vlefshme për Kampionatin Europian 2023 për këtë grupmoshë, ndeshje keto qe jane luajtur ne Tirane, pikerisht ndaj Luksemburgut dhe Islandes.
Ne ndeshjen e pare, vajzat kuqezi jane mundur 0-2 nga Luksemburgu, ndersa sot jane mundur me rezultat shume te thelle 0-13 nga Islanda. Sigurisht qe keto jane rezultate aspak te kendshme sepse sigurisht ndaj ketyre ekipeve sidomos ky i sotmi por edhe humbja ndaj Luksemburgut eshte e papranueshme.
Por çfare ka ndodhur? Per t’u permendur eshte fakti qe trajneri Agustin Kola ka bere nje perzgjedhje te lojtareve te kombetares tone qe le shume per te deshiruar. E themi kete gje nisur nga nje fakt i vetem: Nga ekipi kampion ne fuqi i vitit te kaluar per grupmoshen U16, Vllaznia, ka perzgjedhur vetem dy lojtare, Marinela Ndocin dhe Herta Hasen.
Nje nje kohe qe ka grumbulluar lojtare nga te gjitha ekipet e Shqiperise, ndaj te cilave shkodranet kane fituar lehte dhe me rezultate te thella. Por jo vetem kaq. Ne asnjeren prej dy ndeshjeve te zhvilluara trajneri Kola nuk i ka perzgjedhur ne formacion asnjeren prej dy lojtareve te Vllaznise!!!
Duket se ne kete mes ka diçka qe nuk shkon ashtu si duhet. “Shkodra Sport” eshte interesuar prane ekipit te Vllaznise per kete çeshtje dhe presidenti Lazer Matija eshte shprehur shkurtimisht: “Lojtaret e Vllaznise jane baza e kombetares se te rriturave, e kombetares U19 por çuditerisht nuk ftohen dhe as nuk aktivizohen ne kombetaren U17 ndonese jane kampione te vendit.
Une nuk kam shume informacion sesi eshte bere perzgjedhja e vajzave te kombetares se kesaj grupmoshe, por vete rezultatet e saj duke humbur edhe me nje ekip si Luksemburgu apo dhe humbja shume e thelle me Islanden, tregojne se perzgjedhja nuk ka qene ajo e duhura.
Mbase une e kam gabimin, por duhet te jene vete drejtuesit e Federates qe duhet t’i bejne nje analize kesaj situate dhe ketyre vendimeve te njeanshem te stafit teknik te kombetares. Nuk e di nese trajneri ka inate me lojtaret e Vllaznise a diçka e tille, por realiteti eshte ky: Ato nuk jane preferuar prej tij, por ky eshte nje vendim shume i gabuar”./SHKODRA-SPORT.COM/