Me largimin e Mirel Joses, ne Shkoder kane nisur edhe emrat e pare qe po lakohen ne opinionin sportiv dhe nga tifozet per trajner. Edhe pse ekipin e ka marre persiper Auron Miloti, serish ka pasur fjale dhe thashetheme se Vllaznia do te kete nje timonier te ri dhe emri me i lakuar ka qene ai i ish-trajnerit te shkodraneve, Rudi Vata.

Ekskluzivisht ne nje komunikim me “Shkodra Sport”, vete Vata u pyet ne lidhje me nje emerim te mundshem te tij si trajner tek Vllaznia, por ish-tekniku i ekipit kuqeblu tregon haptas se nuk ka asnje plan qe te rikthehet ne Shkoder.

Ish-kapiteni i Kombetares u shpreh se nuk ka asgje te vertete rreth thashethemeve te fundit qe e bejne ate trajner tek Vllaznia, teksa poashtu theksoi se nuk ka pasur asnje kontakt me askend prej drejtuesve per nje detyre te tille.

“Mua nuk me ka kontaktuar askush per kete situate dhe ua them me bindje te plote se nuk ka asgje te vertete rreth dickaje te tille. Besoj shumekush e di qe une jam kundershtar i sistemit te futbollit ne Shqiperi.

Keshtu qe, nuk besoj se Vllaznise mundet t’i interesoje prezenca jeme ne klub”,-tha ne komunikimin e tij per “Shkodra Sport”, Rudi Vata.
Maringlen ZHIVANI