Ka luajtur me Vllaznine por tani po shkelqen me Bashkimi te Prizrenit. Daniel Lekndreaj po shkelqen ne Kosove, megjithate ai nuk ndjehet aspak mire kur sheh skuadren ku eshte formuar si basketbollist te bie nga kategoria.

Ne nje lidhje me emisionin “Sport Show”, basketbollisti shkodran ka folur per shume gjera, duke u ndalur tek e gjithe problematika e ketij sporti ne vitet e fundit qe kane çuar ne gjendjen aktuale.

“Jo pak por jam shume i merzitur per renien e Vllaznise nga kategoria. Hapat e pare te karrieres i kam hedhur aty dhe kur kthen koken prapa dhe sheh qe ajo ka rene nga kategoria, nuk na vjen hiç mire. Une sigurisht qe luaj ne Kosove, por vazhdimisht jam interesuar edhe per ecurine e Vllaznise dhe kam patur kontakte te herepashershme me ish- trajnerin tim Roland Koka.

Shkaku kryesor qe ka çuar ne kete gjendje mendoj se eshte mungesa e nje ligji sponsorizimi. Si rrjedhoje kane dale donatore te ndryshem qe e kane mbajtur nje vit, me pas ka ardhur nje tjeter dhe me pas ka ikur edhe ai. Po ashtu edhe Bashkia nuk ka dhene mbeshtetjen e duhur.

Por, ajo qe me shqeteson ka te beje edhe me te ardhmen. Vllaznia vertete ra nga kategoria, por une shpresoj qe te mos shkrihet krejt. E them kete sepse ne kohen tone ekip ka patur nje brum me lojtare shkodrane, kemi qene ne vellezerit Lekndreaj, Arra, Ndoja, Berdica, Bekteshi etj, por nuk po shoh me nje brum shkodranesh dhe si rrjedhoje ata i zevendesojne amerikanet.

Vijne 8 apo 9 amerikane, rrijne njefare kohe dhe largohen. Une fajesoj Federaten qe i lejon gjithe keta te huaj te luajne. Une kam dal nga ekipet e moshave te Vllaznise por di te them se shume here i eshte ngrene haku shkodraneve. Shume here nje djale shkodran nuk eshte vleresuar si nje amerikan dhe kjo eshte arsyeja qe te rinjte largohen nga Shkodra, ose e lene sportin pa filluar mire.

Eshte e rende ta them, por kam patur fatin e mire qe jam larguar nga Vllaznia, por gjerat ne kete pike kane shkuar. Sa kam qene pjese e saj, mua dhe vellait tim shume here nuk na eshte shperblyer djersa e derdhur, pavaresisht se e kemi shtyre disi per hater te tifozeve. Keta te fundit nuk e meritojne me e pa Vllaznine ne kategori te dyte.

Mbaj mend qe kur kemi qene ne, Vllaznia e mundte nje ekip vetem me emrin qe kishte, ndersa tani ate se llogarit kush me dhe me sa di une ajo ka 17 humbje. Zgjidhja? Duhet te vije nje president me dore te hekurt qe ta mbaje jo nje vit, por disa. Por kjo eshte e veshtire sepse mungesa e ligjit te sponsorizimit”