Shume zhurme e diskutime ne lidhje me te ardhmen e trajnerit Edi Reja nese do t’i rinovohet apo jo kontrata me Federaten Shqiptare te Futbollit per te drejtuar serish kombetaren shqiptare, por ne fakt mediat e vendit fqinj thone tjeter gje.

Sipas tyre, Luigi Di Biago do të jetë trajneri i ri i Shqipërisë. Nga ajo që raportohet nga mediat italiane, ish-trajneri i Italisë U-21 do të jetë pasuesi i Edoardo Rejas në stolin kuqezi.

Sport Italia raporton se 51-vjeçari ka arritur një marrëveshje me Federatën Shqiptare të Futbollit dhe zyrtarizimi është çështje kohe. Ai mund të jetë në krye të Shqipërisë që më miqësoren e luksit me Italinë më 16 nëntor.

Mund të mbyllet kështu aventura e Edoardo Rejas në krye të Shqipërisë, pas 4 vitesh. Reja u ul në stolin e Kombëtares në prill 2019, ndërsa së shpejti i skadon kontrata. Luigi Di Biago së fundmi ka trajnuar ekipin e Spal