Lacio po kalon një moment të vështirë këtë sezon dhe përveç Ligës së Kampionëve që është një mision thuajse i pamundur këtë sezon, në rrezik të madh për lacialët është edhe pjesëmarrja në Ligën e Europës. Shpesh herë është folur në lidhje me një shkarkim të mundshëm të trajnerit Inzagi për paraqitjet e skuadrës, ndërkohë që kritika ka pasur edhe për Igli Taren.

Drejtori Sportiv i Lacios tashmë është në qendër të kritikave nga mediat italiane në lidhje me mënyrën se si po funksionon merkatoja e Lacios. Ata shkruajnë se Tare dhe Lotito kanë plotësuar dëshira të shumta të Inzagit, por në fund faturën për dështimin duhet ta mbajnë duke qenë se si drejtues duhet ndryshuar diçka.

“Pse blihet një Ferrari, kur nuk dinë ta ngasin asnjëri”, shkruajnë mediat italiane duke iu referuar merkatos dhe mënyrës se si Inzagi e drejton skuadrën.

Ata janë të bindur se Inzagi duhej larguar, ndërkohë që edhe për Taren ka kritika për vlerën e skuadrës. Milinkoviç-Saviç po bënte një sezon fantastik vjet dhe u refuzuar oferta të shumta të majme, ndërkohë që këtë vit gjërat kanë ndryshuar dhe nuk është më i njëjti interesim për të.

Si mesfushori serb, ashtu edhe shumë futbollistë të tjerë kanë pësuar rënie në treg dhe mediat kritikojnë Lotiton për shkak se ky i fundit nuk i kërkon llogari asnjëherë. /VipSport/