Sot, Kategoria Superiore do të zhvillojë dy ndeshje të tjera të javës së gjashtë.

Në orën 15:00, në stadiumin e qytetit të Laçit do të luhet takimi Laçi-Kukësi.

Të dyja ekipet vijnë nga një moment negativ teksa ndajnë së bashku dy vendet e fundit.

Kurbinasit nuk fitojnë prej katër sfidash radhazi, e fundit në javën e parë ndaj Teutës në shtëpi.

Ndërsa verilindorët nuk e kanë provuar ende shijen e fitores, teksa do të tentojnë sot tre pikët e para në këtë edicion të Superiores.

Në po të njëjtën orë, në stadiumin “Arena Egnatia”, do të zhvillohet dueli Egnatia-Kastrioti.

Rrogozhinasit e Edlir Tetovës vijnë pas disa rezultateve pozitive dhe do të kërkojnë të ruajnë këtë vazhdimësi, ndërsa krutanët e Emiljano Çelës duan kthesën pas dy ndeshjeve pa fitore.