Sulmuesi i Liverpoolit, Cody Gakpo, u përfshi në një situatë qesharake në ndeshjen e tyre të Kupës FA kundër Barnsley në Anfield të hënën mbrëma. Në pjesën e parë, gjatë një kundërsulmi, holandezi humbi njërën nga këpucët e tij në mes të fushës.
Këpuca e djathtë e Gakpos i doli nga këmba, duke e bërë atë të ishte paksa inovativ në përballjen me situatën gjatë një shansi sulmues.Në vend që të ulej për të lidhur këpucët, lojtari i Liverpoolit vendosi të ndiqte rrjedhën e aksionit dhe të vraponte përpara me një këpucë.
Në të vërtetë, ai e kishte këpucën e djathtë në duar ndërsa u hodh përpara në kundërsulm me topin në këmbë, duke krijuar një situatë paksa komike.
Gakpo nuk arriti të shënonte gol në fitoren shkatërruese 4-1 të Liverpoolit ndaj Barnsleyt, por ky moment qesharak do të mbetet i paharrueshëm për të për një kohë të gjatë. /Telegrafi/


