HomeKRYESORE'Në luftë me botën', titullari i Juves në delir pas fitores: Kemi...

‘Në luftë me botën’, titullari i Juves në delir pas fitores: Kemi 9 pikë më shumë se Interi

Vojceh Shezni ishte shpëtimtari i Juves kundër Veronës, duke ruajtur me pritje të rëndësishme avantazhin minimal dhe në fund mund të festojë dhe njëkohësisht të thumbojë Interin.

“Ne kemi bërë në fushë 59 pikë, 9 më shumë se Interi dhe 7 më tepër sesa Lacio. Ato 15 pikët penalizim janë padrejtësia më e madhe e botës që na bëhen ne, ndonëse sa kam ardhur te Juventusi e kam kuptuar se ky klub duhet të jetë gjithmonë i vetëm në luftë kundër të gjithë botës.

Gjithsesi, fakti që edhe me këtë penalizim të rëndë jemi sërish pranë zonës ‘Champions’, e kuptojmë ne dhe të gjithë ju, se çfarë grupi fantastik lojtarësh është ky, që nuk bie në depresion kurrë përballë çdo padrejtësie”.

Ndërkohë, në fund Shezni e mbyll me një batutë, lidhur me disa prej kolegëve të tij, që po e ndiqnin nga rrjeti “DAZN”, si Montolivo, Matri, Behrami e Parolo:

“Çfarë do të bëj në vazhdim? Nuk e di, por shpresoj që të kem fituar aq shumë para, sa të mos më duhet të bëj opinionistin në televizion për të jetuar mirë”, tha Shezni duke qeshur.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments